Marc-Andre ter Stegen do të largohet përfundimisht nga Barcelona. Pasi luajti 6 muajit e fundit i huazuar te Girona, portieri 34-vjeçar ka vendosur që të mbyllë përfundimisht aventurën me katalanasit.
Siç raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romani, gardiani gjerman i ka thënë “po” një kalimi te Ajax i Amsterdamit. Tashmë, mbetet që dy klubet të bien dakord për shumën e këtij transferimi, pasi Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2028.
Kujtojmë se gjermani u bashkua me Barcelonën në vitin 2014, kur u ble për 12 milionë euro nga Borussia Monchengladbach. Si portier katalanas, Ter Stegen ka fituar 7 tituj kampionë në Spanjë dhe Champions League në sezonin 2014/2015.
Padyshim që edhe Ajax mund të konsiderohet si “gjigant” i futbollit evropian. Kjo për shkak se ka një histori të bukur në UEFA Champions League, pasi e ka fituar trofeun “veshëgjatë” plotë 4 herë.
View this post on Instagram
