Ishte shumë pranë kalimit te Atletico Madrid, por e ardhmja e Bernardo Silvas mori një kthesë të papritur pas telefonatës së Jose Mourinhos, duke bërë që mesfushori t’i thotë “PO” ofertës së Real Madrid, duke lënë kështu “thatë” rivalin e qytetit.
Një përvojë e re për portugezin, i cili pasi u largua nga Manchester City si kampion absolut, do të luajë për “Mbretërorët” për 2 vitet e ardhshme.
Për t’i dhënë një pritje të ngrohtë 31-vjeçarit, është kujdesur Rodrygo Goes, sulmuesi i Real Madridit i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: Tani së bashku.
Silva u transferua në "Santiago Bernabeu" si futbollist i lirë dhe pritet t'i japë akoma më shumë alternativa dhe potencial, sulmit të madrilenëve.
