Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ronaldo "magnet" fitimesh edhe përtej fushës, ylli portugez "i lë targën" dhe rivalit të përjetshëm (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo "magnet" fitimesh edhe përtej fushës, ylli portugez
Cristiano Ronaldo

Pas fitimit të titullit me Al-Nassr Cristiano Ronaldo arrin të jetë i pari edhe në revistën e “Fobes”. Për të tretin vit rradhazi ylli portugez është atleti më i paguar me të ardhura marramendëse prekin shifrën e 300 milionë euro.

Kjo shumë përfshin pagën e tij kolosale nga klubi saudit, bonuset dhe mbi të gjitha marrëveshjet e sponsorizimit me disa nga markat më të fuqishme në botë. Pas tij në listën e “Forbes” renditen emra të mëdhenj, por me një distancë të konsiderueshme.

Stephen Curry vjen i dyti me 156 milionë dollarë, i ndjekur nga boksieri Tyson Fury me 146 milionë dollarë. Ndërkohë rivalit të tij të përjetshëm Lionel Messit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pozicionohet në vendin e pestë me 135 milionë dollarë.

Ronaldo tashmë i ka mbushur 40 vjeç dhe e ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2027 me Al-Nassr. Yllin portugez pritet ta shohim në fushë dhe ne Kupën e Botës 2026. Për Ronaldon koha nuk kalon por ajo punon në favorin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu