Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mungon vetëm "e zeza në të bardhë", Salah jep "dritën jeshile" për lëvizjen e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon vetëm "e zeza në të bardhë", Salah jep
Mohamed Salah

Përballja mes Liverpool dhe Brentford, e mbyllur në barazimin 1-1 dhe e vlefshme për javën e fundit në Premier League, ishte dhe momenti që kulmoi me lamtumirën e Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian e mbylli me “Reds” pasi njoftoi javë më parë vendimin për t’u larguar në fund të këtij sezoni, teksa në këtë takim luajti për 74 minuta duke shërbyer topin për golin e avantazhit.

Së fundmi, mediat në Turqi raportojnë se 33-vjeçari ka arritur dhe një akord me Fenerbahcen, duke pranuar kështu një kontratë 1 vjeçare me opsionin për rinovim vitin pasardhës, ku do të përfitojë plot 20 milionë euro.

Mbetet vetëm zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi që mund të vijë në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu