Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kur ndershmëria vlen më shumë se 200 mijë euro, historia frymëzuese e mbrojtësit italian

Shkruar nga NEWSPORT
Kur ndershmëria vlen më shumë se 200 mijë euro, historia
Simone Farina

Simone Farina u bë i famshëm gjatë skandalit të futbollit italian në vitin 2011, kur iu ofruan 200 mijë euro nga Alessandro Zamperini, ish-shok skuadre te Roma, për të “kurdisur” një ndeshje të Kupës së Italisë mes Cesena dhe Gubbio.

Duke treguar ndershmëri dhe karakter të fortë, Farina e refuzoi ryshfetin dhe e raportoi rastin në polici, gjë që çoi në arrestimin e 17 personave muajin pasues.

Për shkak të ndershmërisë së tij, trajneri i kombëtares italiane në atë kohë, Cesare Prandelli, e ftoi Farinën të stërvitej me ekipin kombëtar për tre ditë.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë së FIFA Ballon d’Or në vitin 2011, Sepp Blatter e nderoi me një çmim special.

Historia e Farinës nuk mbaroi aty. Në vitin 2012 ai iu bashkua Aston Villa si trajner komuniteti, duke promovuar integritetin në sport. Ai u bë edhe ambasador i “FIFA Fair Play” dhe punoi me Federatën Angleze të Futbollit për të edukuar lojtarët rreth rregullave të basteve sportive.

Së fundmi, në vitin 2023, Farina mori rolin e drejtorit të përgjithshëm te Siena, duke e ndihmuar klubin të ngjitej nga Serie D që në sezonin e parë nën drejtimin e tij.

Historia e Simone Farinës tregon se të bësh gjënë e duhur mund të mos jetë gjithmonë e lehtë, por gjithmonë ia vlen.

Poll

Lexo gjithashtu