Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E rëndë në Greqi/ Ish-mbrojtësi i AEK-ut përfshihet në një aksident, gjendja e tij raportohet kritike

Shkruar nga NEWSPORT
E rëndë në Greqi/ Ish-mbrojtësi i AEK-ut përfshihet
Marios Oikonomou

Marios Oikonomou, ish-mbrojtësi i Greqisë dhe AEK-ut të Athinës është përfshirë në një aksident të rëndë në qytetin e tij të lindjes.

Ngjarja ndodhi pikërisht në Janinë, aty ku ai ishte duke ecur me motor në momentin kur një automjet e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Oikonomou është transportuar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, por situata e tij paraqitet kritike.

Sa i takon karrierës, krahas AEK-ut, ai ka patur një eksperiencë të pasur në Itali ku ka luajtur për skuadrat si Bologna, Sampdoria, si dhe një përvojë me Copenhagenin në Danimarkë.

 

Poll

Lexo gjithashtu