Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo feston titullin me dy supergola! Al Nassr bën "ligjin" në Ligën arabe dhe shpallet KAMPION absolut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Cristiano Ronaldo feston titullin me dy supergola! Al Nassr bën
 

Al Nassr është shpallur kampion i Ligës arabe, pasi ka mposhtur Damac në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin "King Saud University", ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1.

Sadio Mane "shtroi" rrugën drejt "festivalit" të golave në minutën e 34-të të pjesës së parë, përpara se Coman në fraksionin e së dytës të dyfishonte shifrat në 2-0. Sylla me 11-metërsh ngushtoi diferencat në të 58-tën minutë, përpara se gjithë vëmendjen ta "rrëmbente" Cristiano Ronaldo. 

Sulmuesi portugez shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 63-të, përpara se të kompletonte dopietën në të 81-tën, duke lënë gjurmë historike në fitoren që i sjell dhe titullin e tij të parë në këtë kampionat. 

Al Nassr 4-1 Damac (Mane 34', Coman 52', Ronaldo 63', 81'/ Sylla 58')

Goli i Mane (Al Nassr 1-0 Damac)

Goli i Coman (Al Nassr 2-0 Damac)

Goli i Sylla (Al Nassr 2-1 Damac)

Goli i Ronaldos (Al Nassr 3-1 Damac)

Goli i Ronaldos (Al Nassr 4-1 Damac)


REZULTATET E TJERA:

Al Faya 0-1 Al Hilal

Al Hazem 2-0 Al Taawon

Al Ittihad 1-5 Al Qadsiah

Al Kholood 0-0 Al Fateh

Al Riyadh 1-0 Al Okhdood

Neom SC 1-1 Al Ettifaq

 

Poll

Lexo gjithashtu