Të gjithë e mbajmë mend Gjermaninë e vitin 2014, kur u shpall kampione e Kupës së Botës. Një ekip me yje i drejtuar nga "strategu" Joachim Low, i cili udhëhoqi një grup të shkëlqyer lojtarësh, në një cikël që shkroi historinë, kulmuar me atë finale të fituar përballë Argjentinës në frymën e fundit.
Pjesë e "Pancerave" ishte dhe sulmuesi Lukas Podolski, i cili ditën e sotme ka njoftuar tërheqjen nga futbolli duke i dhënë fund ciklit të tij si profesionist. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku u aktivizua për herë të fundit e ku ai mban dhe statusin e pronarit, Gornik Zabrze.
Një epokë e suksesshme që u mbyll në vendin e tij të lindjes në moshën 41-vjeçare. Kujtojmë se Podolski është ka lindur në Poloni, por emigroi drejt Gjermanisë që në moshën 2-vjeçare, së bashku me familjen e tij. Me Gjermaninë, ai zhvilloi 129 paraqitje duke shënuar 48 gola.
Jeden rozdział się kończy. Rozpoczyna się nowa era... ????
— Górnik Zabrze (@GornikZabrzeSSA) May 22, 2026
Mistrz Świata @Podolski10 w najbliższy weekend zakończy karierę pełną sukcesów. Został właścicielem Klubu swojego dzieciństwa – Górnika Zabrze.
Dziękujemy za wszystko, Poldi! pic.twitter.com/jMpOUYtGFH
