Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Bashkëpunim me grupet kriminale?! Klubi “verdheblu” nën hetim gjyqësor, reagon kryebashkiaku: Jeni të mirëpritur!

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Bashkëpunim me grupet kriminale?! Klubi “verdheblu”
Fotomontazh/ Kryetari i bashkisë së Castellammare di Stabia, Luigi Vicinanza

Klubi italian Juve Stabia ndodhet aktualisht nën administrim gjyqësor, pas hetimeve që kanë zbuluar një sistem ndikimi mafioz në veprimtarinë ekonomike të shoqërisë sportive. Sipas mediave italiane, situata ka përfshirë edhe sfera të politikës lokale, ndërsa disa bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë konfirmuar lidhjet mes organizatës kriminale dhe klubit "verdheblu".

Kryetari i bashkisë së Castellammare di Stabia, Luigi Vicinanza, ka folur hapur për këtë çështje në një intervistë për “Canale 9”. “Duhet ta çlirojmë Castellammaren dhe Juve Stabian nga fuqia e klanit D’Alessandro. Çdo hetim që ndihmon në këtë drejtim është i mirëpritur”, deklaroi ai, duke shtuar se klani ka ushtruar ndikim për më shumë se gjysmë shekulli.

Vicinanza theksoi se administrata e tij është kundër çdo forme të kamorrës, duke përmendur disa iniciativa sociale si kthimin e një qendre bastesh në qendër ndihme për shtresat në nevojë dhe ndërtimin e një fushë futbolli për të rinjtë. “Edhe duke i kthyer hapësirat publike qytetarëve, ne luftojmë kriminalitetin”, përfundoi kryebashkiaku.

Poll

Lexo gjithashtu