Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reali s’mjaftohet me yjet e Chelseat, gati të derdhin milionat në arkat e londinezëve për "të preferuarin" e mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
Reali s’mjaftohet me yjet e Chelseat, gati të derdhin milionat
Enzo Fernandez, Levi Colwill dhe Cole Palmer

Real Madrid po studion një tjetër lëvizje të bujshme në merkato dhe duke trokitur sërish te klubi i Chelseat. Këtë herë, madrilenët duan të sigurojnë shërbimet e mesfushorit Enzo Fernandez.

Argjentinasi është një preferencë e radhës e trajnerit Jose Mourinho dhe siç raporton gazetari Bendavid Jacobs, drejtuesit do të hapin shumë shpejt negociatat me londinezët për të afruar futbollistin.

Edhe pse duhet thënë që vlera e tij kap 138 milionë eurot, spanjollët janë të bindur, duke përfituar dhe nga vetë dëshira e lojtarit, se kjo tratativë mund të përfundojë me sukses, siç ndodhi me mbrojtësin Marc Cucurella.

Te Reali po eksplorojnë, nëse mund të përfitojnë një ulje të çmimit, ose ta kryejnë marrëveshjen me një formulë më të strukturuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu