
Vllaznia dhe Tirana do të përballen këtë të premte në kuadër të javës së 8-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 17:00.
Një ndeshje tepër e rëndësishme, për vetë faktin se cilësohet si “Klasikja e Shqipërisë”. Megjithatë, shkodranët përveç faktorit “shtëpi”, kanë një tjetër “armë” në gjirin e tyre.
Bëhet fjalë për trajnerin, Edi Martini, i cili di si fitohet përballë Tiranës. Në 26 ndeshje kundër bardhebluve si trajner, Martini ka fituar 12 prej tyre, ka humbur 9, ndërsa ka barazuar në 5 sfida.
Por, shifrat e lartpërmendura mbeten vetëm statistika të së shkuarës, por mbetet një favor për Vllazninë dhe 50-vjeçarin, me këtë të fundit, që "tremb" disi Roberto Bordin.