Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka fituar me Xhakën titullin historik në Bundesliga, klubi madrilen gati t’i “rrëmbejë” Barcelonës një tjetër objektiv

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar me Xhakën titullin historik në Bundesliga, klubi madrilen
Pierro Hincapie, Granit Xhaka ddhe Alejandro Grimaldo

Atletico Madrid është shumë pranë të nënshkruajë me Alejandro Grimaldon. Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano i cili shkruan se mbrojtësi i krahut të majtë ka dhënë tashmë dritën jeshile për t’i dhënë drejtim këtij operacioni.

Drejtuesit e “Los Colchoneros” do t’i duhet të bindin klubin gjerman, pra Bayer Leverkusen për ta lënë të lirë 30-vjeçarin, ndërsa kartoni i tij prek 10 milionë eurot, një shifër e përballueshme kjo për madrilenët.

Kujtojmë se Grimaldo ka qenë edhe objektiv i Barcelonës që shfaqi interesim në javët e fundit, por deri më tani nga ana e katalanasve nuk është hedhur një veprim konkret, çfarë ka bërë që rivalët e La Liga-s të tregojnë më shumë “shkakthtësi” për futbollistin në fjalë.

Anësori ishte protagonist në fitimin e titullit kampion në Bundesliga me Leverkusen, pjesë e së cilës ishte dhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka e kur skuadra drejtohej nga trajneri Xabi Alonso, në sezonin historik 2023/24.

Poll

Lexo gjithashtu