Ralf Ragnick do të mbetet pjesë e Austrisë, edhe për të paktën 2 vite të tjera. Kështu ka njoftuar Kombëtarja austriake përmes një komunikimi zyrtar ku shprehen se trajneri gjerman do të jetë në pankinën e tyre, duke konfirmuar kështu dhe bashkëpunimin mes palëve.
"Rrugëtimi vazhdon", shkruan Federata austriake në platformën "X", aty ku raportohet edhe "firma mbi kontratë". Në këtë mënyrë, sqarohet edhe dilema e ditëve të fundit që shoqëroi 67-vjeçarin, i përfolur për një kalim te Milani në statusin e drejtorit sportiv.
Marrëveshja mes palëve u prish pasi vetë Ragnick zgjodhi të mos presë më verdiktin përfundimtar të pronarëve të klubit, duke i qëndruar besnik projektit me austriakët.
Një tjetër pistë e rënë për kuqezinjtë, të cilët tashmë janë duke u fokusuar te alternativat, më konkretisht Matthias Jaissle dhe Ruben Amorim, me këtë të fundit që ka fituar dukshëm më shumë terren.
The journey continues! Ralf Rangnick > 2028! ⚽️???????? #ATeamOneFamily #GemeinsamÖSTERREICH pic.twitter.com/Lx8mVrmvOA
— ÖFB - oefb.at (@oefb1904) June 13, 2026
