Yaya Toure dhe Andres Iniesta, Champions League
Yaya Toure është zyrtarisht trajneri i ri i Slovan Bratislava. Përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, ivoriani është prezantuar nga drejtuesit me fanellën e skuadrës.
Toure ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në pankinë me klubin deri në vitin 2029. Një hap i madh në aventurën e tij të parë si trajner për ish-mesfushorin i cili gjatë kohës aktive si futbollist ka spikatur me Manchester Cityn në Angli dhe Barcelonën në Spanjë.
Në 626 ndeshje, ai ka shënuar 106 gola dhe ka kontribuar me 73 asiste. Edhe “palmari” i tij është i tejet i pasur, gjithsej 18 trofe të fituar.
View this post on Instagram
Poll
