Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

LAJMI I FUNDIT/ Plas SKANDALI! Trajneri i njohur dhe 3 lojtarë në pranga, bashkëpunonin me grupe mafioze

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Plas SKANDALI! Trajneri i njohur dhe 3 lojtarë në
Foto ilustruese/ Arrestim

Hije skandali kanë përfshirë sportin amerikan, pasi disa emra të njohur të NBA-së akuzohen për përfshirje në baste dhe lojëra ilegale. Damon Jones, ish-lojtar i NBA-së dhe ish-ndihmëstrajner i Cleveland Cavaliers, është arrestuar si pjesë e një hetimi të zhvilluar nga FBI.

Sipas raportimeve të CNN, hetimi ka zbuluar një skemë të ndërlikuar bastesh dhe lojërash pokeri të zhvilluara në New York, Florida dhe Nevada, ku dyshohet se Jones dhe trajneri aktual i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, janë paguar për pjesëmarrje. Burime të afërta me hetimin pretendojnë se në këto aktivitete ishin përfshirë edhe anëtarë të tre familjeve mafioze të New York-ut.

Skandali nuk ndalet këtu, pasi është arrestuar edhe lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, i cili dyshohet për lidhje me të njëjtën rrjetë. Prokurorët në New York pritet të mbajnë një konferencë për shtyp në orët në vijim për të konfirmuar detajet e dosjes dhe akuzat e ngritura.

Poll

Lexo gjithashtu