Aymeric Laporte
Barcelona është në kërkim të një përforcimi në prapavijë dhe një emër i njohur është shfaqur në horizont. Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi Aymeric Laporte i është ofruar klubit katalanas.
Barcelona po vlerëson mundësinë për të afruar një mbrojtës me përvojë, i cili do të mund të mbështeste talentin Pau Cubarsi. Profili që kërkon stafi teknik i Barçës është i ngjashëm me atë të Inigo Martinez, duke kërkuar një lojtar me eksperiencë dhe siguri në mbrojtje.
Negociatat me Bilbaon për 32-vjeçarin mund të jenë të vështira, pasi klubi bask nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet.
View this post on Instagram
Poll
