Egnatia në Champions League
Këtë të hënë, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e tretë të kualifikueseve të UEFA Champions League, aty ku Egnatia si kampione e Shqipërisë do të mësojë edhe kundërshtarin që do e presë, në rast se kalon me sukses sllovenët e NK Celje.
Ky event do të nisë prej orës 12:00 dhe të gjithë në kampin rrogozhinas do të jenë sy e veshë për t’u njohur se me kë do të përballen në këtë rrugëtim evropian, ku fillimisht duhet kaluar edhe “pengesa” e dytë.
Kujtojmë se sfida e Egnatias me NK Celjen do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, ndërsa ajo e kthimit më 28 korrik, të martën në Slloveni.
Poll
