
Pas fitores ndaj Lushnjes, ka folur për mediat dhe lojtari i Luftëtarit, Behar Ramadani. Ramadani tha "Supersport" se ekipi e kishte detyrim fitoren dhe tashmë situata në kampin bluzi është më e qetë.
Lojtari tha gjithashtu se Lika ka shumë ngjashmëri me Milinkoviç, në vendosjen në fushë.
"Ishte detyrim fitorja sot, pasi loja nuk ka qenë e keqe, por na kishte munguar rezultati. Pas kësaj fitoreje jemi të qetë, pasi
Pak a shumë e kemi kuptuar stilin e profesor Likës, duhet dhe pak kohë. Ky kampionat nuk ka më fushë brënda apo kundërshtare, pasi te gjitha të fitojnë jashtë e brënda, nuk bën shumë diferencë se ku luan.
Vendosemi më mirë kur humbasim topin, i kemi urdhërat që të kthehemi, me dyshen uruguajane kishim më shumë liri më para, mbroheshim me 6, tani mbrohemi të gjithë si ekip.
Lika është i ngjashëm me Milinkoviç, më duket afërsisht e njëjtë vendosja."