Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

INTERI e ka seriozisht për mesfushorin, Barcelona kërkon 13 milionë euro më shumë nga oferta e zikaltërve

Shkruar nga NEWSPORT
INTERI e ka seriozisht për mesfushorin, Barcelona kërkon 13

Interi dëshiron me çdo kusht Arturo Vidal. Zikaltërit kanë nisur nga puna dhe drejtesuesit e klubit kërkojnë t'I plotësojnë dëshirat trajnerit Conte që preferon mesfushorin kilian.

Vidal nuk po gjen shumë hapësira në "Camp Nou", dhe nuk do të ishte kundër një largimi duke parë edhe marrëdhënien që ka pasur me trajnerin Interit në kohën kur kanë punuar te Juventusit.

Presidenti Steven Zhang u ka dhënë dritën jeshile drejtorit spotiv Beppe Marotta dhe Interi do të prezentojë një ofertë prej 12 milionë eurosh për kartonin e tij. Barcelona nga ana tjetër kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë duke bërë që diferenca të jetë rreth 13 milion euro tashmë priten diskutime të reja në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu