Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRECEDENTË/ Milan dhe Igli Tare gati t’i drejtohen FIFA-s, shkak bëhet transferimi i futbollistit brazilian (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRECEDENTË/ Milan dhe Igli Tare gati t’i drejtohen FIFA-s, shkak
Igli Tare

Milan po shqyrton mundësinë t’i drejtohet FIFA-s pas bllokimit të transferimit të mesfushorit brazilian Andre nga Corinthians.

Lojtari ishte planifikuar si afrimi i parë i verës, me një marrëveshje që arrinte në 17 milionë euro me bonuse dhe përqindje nga shitja e ardhshme.

Situata ndryshoi pasi presidenti i klubit brazilian nuk firmosi dokumentet, pas qëndrimit të trajnerit Dorival Junior. “Unë nuk dua të humb asnjë futbollist gjatë sezonit”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se preferon ta mbajë lojtarin në skuadër.

Milani pretendon se zotëron një shkresë që vlen si parakontratë mes palëve dhe me të synon t’i drejtohet FIFA-s. Klubi italian kërkon zbatimin e akordit ose dëmshpërblim në rast se transferimi nuk realizohet.

Poll

Lexo gjithashtu