Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Do vetëm Milanin, Igli Tare “bind” sulmuesin portugez të firmosë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Do vetëm Milanin, Igli Tare “bind” sulmuesin
Igli Tare - Cristiano Ronaldo & Rafael Leao

Rafael Leao do të vazhdojë që të jetë pjesë e Milan. Kontrata aktuale e tij përfundon në verën e vitit 2028, por duket se portugezi nuk e ka në plan të largohet.

Sipas mediave italiane, Tare dhe drejtuesit e tjerë të Milan, kanë rënë dakord me 26-vjeçarin për rinovimin e kontratës. Leao do vetëm Milanin dhe kontrata e re deri në vitin 2030, është gati.

Kujtojmë se këtë sezon, portugezi ka 22 paraqitje me fanellën e “Djallit”. Në këto ndeshje, Leao ia ka dalë që të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 2 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu