Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmeve të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit më 28 shkurt ka rritur shqetësimet ndërkombëtare. Situata ka çuar edhe në tërheqjen e qytetarëve amerikanë nga disa vende të rajonit.
Valentina Baldini, bashkëshortja e ish-futbollistit Andrea Pirlo, tregoi për "Corriere della Sera" për natën e frikshme të bombardimeve që përjetoi në Dubai. Ajo rrëfeu se kishte frikë për një arratisje të mundshme, ndërsa Pirlo qëndronte më i qetë gjatë gjithë situatës.
Megjithatë, Baldini theksoi se jeta në Dubai vazhdon normalisht pavarësisht tensioneve në rajon. Sipas saj, shërbimet funksionojnë pa probleme dhe supermarketet janë të furnizuara, duke hedhur poshtë alarmet për panik në qytet.
