Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Tërmet” te Milani i Igli Tares, Max Allegri kërkon të “rrënojë” kuqezinjtë për Real Madrid (KUSHTET)

Shkruar nga NEWSPORT
“Tërmet” te Milani i Igli Tares, Max Allegri kërkon
 

Raportimet e fundit nga “Tuttosport” janë vertetë “bombastike”. Trajneri aktual i Milanit Max Allegri, është gati të marrë drejtimin e Real Madrid, vetëm nëse “Galaktikët” i plotësojnë 2 kushte.

Nuk ka të bëjë me aspektin financiar, por kush për dy lojtarë të rëndësishëm. Fjala është për marrjen me vete në Madrid te Luka Modric dhe Adrien Rabiot, sipas “Tuttosport”.

Mbetet e paqartë nëse presidenti i Realit Florentino Perez, do e rikthejë sërish “plakushin” Modric apo transferimin e Rabiot, të cilët nga shtypi spanjoll nuk konsiderohen më të denjë për objektivat e “rekordmenëve” të Champions League. Për informacion, Allegri ka kontratë me Milanin deri në verën e 2027-ës, aty ku bën pjesë edhe drejtori sportiv Igli Tare.

Gjatë këtij sezoni, madrilenët nuk janë asgjëkundi. Humbje në Superkupë, eliminimi nga Kupa e Spanjës, vendi i dytë në La Liga dhe nuk kuotohen në listën e favoritëve për të fituar Champions-in.       

Poll

Lexo gjithashtu