Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Hyri si zëvendësues dhe ishte protagonist në barazimin ndaj Romës, Luciano Spalletti elozhe Edon Zhegrovës: Prodhoi diçka speciale

Shkruar nga NEWSPORT
Hyri si zëvendësues dhe ishte protagonist në barazimin ndaj
Edon Zhegrova kunder Romes

Luciano Spalletti ka folur me shumë lëvdata për Edon Zhegrovën. Paraqitje e shqiptarit në përballjen ndaj Romës i ka pëlqyer trajnerit të Juventusit.

Zhegrova hyri si zëvendësues, por ishte protagonist në dy golat e “Bianconerëve”, për ta barazuar rezultatin në 3-3.

“Yildiz pati një ndeshje të shkëlqyer sot, Zhegrova prodhoi diçka speciale dhe Boga ka cilësitë për të dalë gjithmonë me diçka të rëndësishme.

Gjithnjë kishim shpresë, ky është futbolli. Boga ka intuitën dhe kualitetin për të krijuar diçka nga asgjë, njësoi si Yildiz dhe Zhegrova. Duhesh gjithnjë të kesh besim në sport dhe jetë.

A besoni se do të përfundoni në top katër? Jetoj për atë pozitë. Kemi pasur një moment ku shumë gjëra na kanë ndodhur dhe nuk kemi pasur fat. Skuadra është përmirësuar në shumë aspekte dhe do të kemi një fund të sezonit të mirë”, ka theksuar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu