Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Capello “skanon” derbin e Madonninës dhe sinjalizon Milanin: Ja si mposhtet Inter

Shkruar nga NEWSPORT
Capello “skanon” derbin e Madonninës dhe sinjalizon Milanin: Ja
Chivu - Capello - Allegri/ Fotomontazh

Derbi i Madonninës pritet me interes shumë të madh, ku të dyja skuadrat kanë në dorë “çelësat” e hapjes së garës në kampionat ose mbylljen njëherë e mirë të llogarive.

Në prag të kësaj përballje, ish trajneri i kuqezinjve, Fabio Capello mendon se kuqezinjtë duhet të shfrytëzojnë në maksimum dobësinë e kundërshtarit në mbrojtje, e cila u reflektua dhe në ndeshjen e fundit në Kupë me Comon, por të jenë njëkohësisht të kujdesshëm në mesfushë pasi Calhanoglu mund t’u shkaktojë probleme.

“Interi ka filluar të ulë ritmin në fazën defensive dhe të bëhet më i ngadaltë. Nëse Pulisic dhe Leao janë në formën e tyre më të mirë mund t’u shkaktojnë probleme”, është shprehur fillimisht Capello i cili më pas u ndal tek forma që gëzojnë këto dy skuadra.

“Milanit nuk i tolerohen gabimet dhe duhet të përqëndrohet maksimalisht në këtë sfidë, pasi përballë tyre, Interi ka cilësi më të mira. Allegri të tregohet i kujdesshëm në përgatitjen e lojës. Kemi një Calhanoglu që nuk fal kur i jepet hapësira për të ndëshkuar. Tek krahët, zikaltërit i shoh më të fortë”.

Sipas italianit, Milan është i detyruar të ndalë rivalin e tij të përjetshëm për të mbajtur gjallë garën deri në fund të sezonit, por theksoi se përtej këtyre hipotezave, në fushë duhet parë një ndeshje me emocione dhe të gjykuar mirë.

Duhet t’i tregojmë të tjerëve që futbolli italian, nuk është i mërzitshëm sa përflitet”, përfundoi Capello.

Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet këtë të dielë në orën 20.45

Poll

Lexo gjithashtu