Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Portieri shqiptar “fenomenal” në Serie A, Atalanta e Berat Gjimshitit “dehet” nga Championsi dhe “lë nam” në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Portieri shqiptar “fenomenal” në Serie A, Atalanta e
Sassuolo - Atalanta

Në javën e 27-të të Serie A, Sassuolo befasoi Atalantën, duke fituar 2 – 1, ndonëse ishin prej minutës së 16-të me një lojtar më pak, dalja me karton të kuq e Pinamonti. Pjesa e parë u vendos nga goli i Kone, minuta e 23-të.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Thorstvedt i dyfishoi shifrat për Sassuolon, pavarësisht se ata ishin në inferioritet numerik. Goli i Musah në fund, i shërbeu Atalantës vetëm për statistikë.

Lojtari i ndeshjes sipas “SofaScore” ishte padyshim portieri shqiptar i Kosovës Arijanet Muric, i vlerësuar me notën 9.5. Për sulmuesit e Atalantës, Muric u kthye në “mur”, ndërsa nuk kishte faji te goli i pësuar.

Në këtë ndeshje ishte në fushë edhe kapiteni i Kombëtares Berat Gjimishit (nota 6.5). Duket se triumfi 4 – 1 dhe kualifikimi në Champions League kundër Dortmund, i “dehu” bergamaskët.   

   

VIDEO/ Portieri shqiptar “fenomenal” në Serie A, Atalanta e
Notat

 

Poll

Lexo gjithashtu