Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ish-i i Milan shpëton Atalantën në kryeqytet, Lazio shtanget në limite në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ish-i i Milan shpëton Atalantën në kryeqytet, Lazio
Atalanta

Lazio dhe Atalanta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me shifrat 2-2.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Dele-Bashiru në minutën e 47-të, ndërsa 4 minuta më vonë, Pasalic riktheu baraspeshën. Por, në minutën e 87-të, Lazio rigjeti avantazhin me Dia.

Kur u mendua se gjithçka u mbyll me fitoren e lacialëve, ish-mesfushori i Milan, Yunus Musah shënoi në minutën e 89-të. Kështu, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të luhet më 22 prill në orën 18:00.

Goli i Musah (Lazio 2-2 Atalanta)

Poll

Lexo gjithashtu