Napoli - Torino
Torino e pati të pamundur t’i bënte ballë Napolit në transfertë. Të besuarit e Antonio Contes fituan 2 – 1, ndërsa e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund. Për mbrojtësin e Kombëtares Ardian Ismajli dhe “Demat”, u bë e vështirë që në minutat e para.
Alisson Santos zhbllokoi shifrat shumë shpejtë, minuta e 7-të. Me këto “ngjyra” u mbyll fraksioni i parë. Mesfushori i Maqedonisë së Veriut Eljif Elmas, dyfishoi shifrat, duke e bërë “malore” për torinezët.
Finalizimi i Casadei në minutën e 87-të, nuk pati vlerë te Torino. Ismajli mori notën më të lartë në prapavijë te të tijët, 6.7, ama jo rezultativ. Pas kësaj fitore, Napoli i afrohet ndjeshëm Milanit të vendit të 2-të në Serie A.
Poll
