
Flamurtari ka zhvilluar sot seancën stërvitore të programuar nga stafi teknik, nën drejtimin e Gugash Maganit. Grupi nuk duket akoma i plotë pas largimeve të shumta që patën pas përfundimit të kampionatit. Në sy bien ardhjet e reja te ekipi Flamurtarit, si sulmuesi Astrit Fazliu, Balsa Radoviç dhe japonezi Linuma. Tekniku Magani e ka nisur seancën stërvitore me disa përgatitje fizike, për të aplikuar më pas përgatitjen taktiko-teknike. Vlonjatët kanë nisur përgatitjet pas ardhjes së trajnerit Magani, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017, ku objektivi mendohet që do të jetë i ndryshëm nga ai i vitit të kaluar.
[gallery columns="1" size="full" ids="11467,11468,11469,11470,11471,11472,11473,11474,11475,11476,11477,11478,11479,11480,11481,11482"]
Galeria fotografike ()
Poll