Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi rrezikon Superligën, “viktimë” e fërkimeve politike

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi rrezikon Superligën, “viktimë” e fërkimeve

Duhej të ishin ditë të gëzuara për dibranët, sepse do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ri, por në fakt po vuajnë shumë në këtë periudhë, aq sa po rrezikojnnë shumë pjesëmarrjen në aktivitet. Mungojnë fondet, pavarësisht premtimeve nga disa biznesmenë dibranë, që jetojnë jashtë vendit. Thelbësore në këtë histori është miratimi i një shume të konsiderueshme nga Këshilli Bashkiak i Peshkopisë, në mënyrë që të vazhdohet me punën, por, pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili, Korabi duket se ka mbetur peng i politikës, sepse në bashki ka jo pak fërkime apo përplasje politike. Nga sa mësohet, duket shumë e vështirtë, që Këshilli Bashkiak ta miratojë shumën e nevojshme, që do t’i hapte rrugën punës për formatimin e skuadrës, ndaj dhe gjithçka është pezull. Eshtë folur për ardhjen e trajnerit Artan Mërgjyshi dhe disa lojtarëve, por këto janë vetëm plane në letër, përderisa nuk ka fonde financiare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga