Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini
Vetëm para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale për mbylljen e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Alexandros Kouros dhe mesfushorin Andrey Yago.
Greku Kouros, u bë pjesë e Vllaznisë në merkaton e verës së 2025-të. Aludohet se “arkitekti” i këtij transferimi ishte trajneri Edi Martinit, ku dyshja fitoi titullin në Superiore me Teutën në ediconin 2020-2021, shoqëruar me Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.
Përsa i takon Yagos, e pritshme pas “skenës” me trajnerin shkodran. Në krahasim me Alexandros Kouros, Yago ishte lojtar titullar dhe me mjaft ndikim në ekip.
Poll
