Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ "Breshëri" përforcimesh te Vllaznia, drejtuesit i sigurojnë Edi Martinit "të preferuarin" e mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Breshëri" përforcimesh te Vllaznia, drejtuesit i
Vllaznia

Pavarësisht se titulli nuk u arrit, Vllaznia zgjedh t'i besojë kontigjentit të saj duke ruajtur të njëjtin bosht edhe për sezonin e ardhshëm 2026/27.

Këtë herë, ai që hedh firmën mbi kontratë është Klinti Qato, mesfushori i cili do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e shkodranëve edhe për të paktën një vit. 

I konsideruar si një prej futbollistëve më të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Edi Martini, Qato merr besimin nga drejtuesit për të vijuar me projektin.

28-vjeçari ka zhvilluar 36 paraqitje këtë sezonn me kuqeblutë, duke shënuar vetëm 2 gola dhe kontribuar me një asist. Megjithatë, krahas numrave, vlera e tij me performancat në fushën e lojës ka mjaftuar që te Vllaznia të mos mendojnë dy herë për rinovimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu