Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Shkruar nga NEWSPORT
"Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani
Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës të mërkurën, për ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, përballë Izraelit, me takimin që do të luhet në stadiumin "Air Albania" prej orës 20:00.

Prag këtij dueli, ka folur në një intervistë për kanalin e Federatës Shqiptare të Futbollit, mesfushori Kristjan Asllani. 

"Të gjitha gjërat mirë, ndihem shumë mirë. Ka 10 ditë që ka mbaruar kampionati im, por ndihem shumë mirë. Jemi gati për këto dy ndeshjet.

Miqësoret, sa vlejnë?

Nuk e di sa vlejnë, rezultati besoj që nuk vlen në këto dy ndeshjet, po shumë mirë t’i bëjmë këto dy ndeshjet sepse kemi dhe një trajner të ri dhe do shohim ça do na kërkojë ky trajneri dhe sigurisht do jenë një test shumë të mirë, sidomos ajo ndeshja me Izraelin. Të shohim se çfarë do të ndodhi.

Rolando Maranin, e njeh si emër? 

Jo nuk e njoh si emër, por kam folur 5 minuta. Ngjan me një trajner shumë të mirë, kupton shumë mirë futboll, edhe kur flet është shumë i qetë. Dua të falenderoj dhe trajnerin Sylvinho që na ka ndihmuar shumë. Kemi bërë tre vite shumë të mira me të. E falenderoj se më ka ndihmuar shumë edhe ai personalisht dhe ka ardhur ky trajneri i ri kështu që italianët punojnë shumë në anën taktike dhe të shohim, siç thashë sot do fillojmë dhe do shohim si do shkojnë gjërat.

Objektivi?

Siç e thanë të gjithë është vendi i parë. Nuk është një grup i lehtë, por as shumë i fortë, por objektivi ynë është vendi i parë. Siç thamë do të përgatisim këto dy ndeshjet pastaj do mendojmë për Nations League.

Ekipi? 

Ky ekip ka shumë kualitet, ka shumë cilësi dhe për mua ky është ekip shumë i fortë. Kemi shumë çuna të rinj si Hasa dhe Shpendi. Kemi edhe Feta Fetain. Janë shumë çuna të fortë dhe besoj se do të bëhet akoma dhe më e fortë Kombëtarja, por besoj se kjo Kombëtare ka shumë kualitet dhe mendoj që kjo është gjë shumë e madhe.

Përvoja te Besiktasi?

Kur shkova në Besiktas kam luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet, vetëm dy nuk i kam filluar nga fillimi. Jam shumë i lumtur, me një eksperiencë shumë të bukur, shumë të madhe për mua. Kam luajtur shumë vite në Itali dhe ishte mirë për mua të ndryshoja shtetin. Jam i lumtur që gjërat shkuan mirë dhe tani mendoj vetëm për Kombëtaren.

Prania e tifozëve?

Po normale, tifozët na duhen. Ishalla po vijnë sa më shumë në stadium. Ne po i presim dhe duam t’i japim një fitore tifozëve para “Air Albania” pasi siç e thashë të luash aty është gjëja më e bukur në botë.  

Poll

Lexo gjithashtu