Jasmin Celikovic është futbollisti i radhës që ka firmosur rinovimin me Vllazninë. Mbrojtësi boshnjak ka nënshkruar kontratën e re e cila do ta mbajë të lidhur me shkodranët deri në verën e vitit 2027.
Celikovic ka zhvilluar 23 paraqitje me skuadrën këtë sezon, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Edi Martini.
Eksperienca e tij në prapavijë bën që shkodranët t'i besojnë sërish çelësat e mbrojtjes 27-vjeçarit në projektin që do të udhëhiqet sërish nga Martini i cili po ashtu vendosi për vazhdim të këtij bashkëpunimi.
NJOFTIMI:
"KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Jasmin Çelikoviç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për sezonin 2026-2027."
