Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran
Alen Sherri dhe Thomas Strakosha

Bëri gjithçka mundi në ndeshjen e tij të parë si titullar, por nuk ia doli të mbajë portën e paprekur. Alen Sherri ishte padyshim ndër më të mirët në miqësoren e humbur përballë Izraelit që Kombëtarja shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje.

Portieri ishte vendimtar në katërkëndëshin e portës duke frenuar shumë raste flagrante dhe ofruar garanci në çastin kur duhet reagim i menjëhershëm.

Një paraqitje tejet pozitive që u vlerësua dhe nga Sofascore me notën 7.2 S’mund të quhet aspak fajtor për golin e Gloukh në minutën e 73-të, i vetmi i shënuar në këtë miqësore.

Sidoqoftë, aktivizimi i tij shihet me shumë perspektivë nga trajneri Rolando Maran, i cili ka kuptuar se mund t’ia besojë portën Sherrit në ndeshje të rëndësishme dhe në këtë mënyrë, portierit Thoma Strakosha i shtohet një tjetër “rival” në këtë pozicion.

Ky i fundit nuk u ftua nga trajneri për dy ndeshjet miqësore për shkak dëmtimi.

Poll

Lexo gjithashtu