Tashmë gjithçka është zyrtare. Redon Xhixha është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Në fakt palët ribashkohen sërish pas disa vitesh.
Sulmuesi rikthehet të riveshë sërish fanellën e bardheblue dhe ashtu si disa sezone më parë edhe në këtë sezon do të synojë të lërë gjurmë dhe të ndihmojë kryeqytetasit të rikthehen në rrugën e fitoreve.
Klubi e ka zyrtarizuar këtë transferim të bujshëm nëpërmjet një video mjaft interesante në rrjetet sociale. Ndërkohë sulmuesi siç dihet ka shkëlqyer sezone më parë me fanellën e bardhebluve, teksa nga klubi u largua në janar të 2023 drejt Azerbajxhianit te Qarabag.
Redon Xhixha mbahet mend nga të gjithë tifozët, madje më shumë nga ato të Partizanit, pasi 27-vjeçari u ka shënuar disa gola në derbet e kryeqytetit. Rikthimi i tij te Tirana padiskutim “lëkundë” shumë “themelet” e Partizanit dhe çdo rivali tjetër të bardhebluve në kampionat, teksa misioni është mbijetesa në Superiore.
View this post on Instagram
