Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta ia bën “BUM” në merkato, "blindon" sulmin me Rooney

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta ia bën “BUM” në merkato,
Teuta

Rooney Eva është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi kamerunas ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Bylis, por të mbetet në Superiore, duke u bashkuar me ekipin durrsak.

Përveç se në Shqipëri, sulmuesi 29-vjeçar ka eksperiencë në vendlindje, Greqi, Algjeri, Turqi, Azerbajxhan, Kinë dhe Iran. Lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës.

NJOFTIMI:

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit kamerunas Rooney Eva, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin ofensiv dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për pjesën e dytë të sezonit.

Eva vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Kamerunit në grupmoshat U21. Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Rooney do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu të Teutës!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu