Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dy kartonë të kuq, raste dhe polemika! Egnatia pa trajner ndal Elbasanin në “folenë” e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy kartonë të kuq, raste dhe polemika! Egnatia pa trajner ndal
Elbasani - Egnatia

ELBASANI 0 – 0 EGNATIA

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0.

Rastet ishin të shumta nga të dyja krahët, por asnjëri prej ekipeve s’e gjeti rrugën e rrjetës. Në këtë ndeshje u dhanë 2 kartonë të kuq. Si fillim u ndëshkua Boye i Elbasanit, në minutën e 7-të. Ndërsa 22 minuta më vonë, u ndëshkua Flamur Ruçi i Egnatias.

Pas këtij barazimi, Elbasani merr vendin e parë me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, por shkodranët kanë një ndeshje më pak. Nëk krahun tjetër me 51 pikë, rrogozhinasit mbeten në vendin e 3-të.

“Abissnet Superiore”: Java 29-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Azemoviç, Musta, Lila, Abbas, Manellari, A.Kasa, Loukili, Boye, Lajthia, Ze Gomes. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Poçi, Sota, Jaime, Fernando, Ruçi, Kryeziu, Albanese, Rodrigues, Yahaya. Trajner: Ervin Karafili. 

LIVE:
90+5' Mbyllet 0-0 ndeshja.
75' Egnatia flirton me golin, Musta shpëton Elbasanin.

75' Albanese godet nga distanca, Totoshi devijon në goditje këndi.

66' Harkim i rrezikshëm nga Lajthia, por topi kalon pasqyrën e portës.

50' Aksion i bukur nga Elbasani, por topi i goditur nga Tasgue përfundon jashtë.

45+5' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+5' Super rast i Mustës, topi shkon jashtë.

45+3' Lajthia i rrezikshëm, mbrojtja e Egnatias në gatishmëri.

43' Pasiguri në mbrojtjen e Elbasanit, por Fernando nuk përfiton.

29' Edhe Egnatia mbetet me 10 lojtarë. Flamur Ruçi merr kartonin e dytë të verdhë.

6' Karton i kuq për Boye pasi goditi Sotën, Elbasani mbetet me 10 lojtarë.


1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Elbasanit dhe Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu