Partizani ka humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm për fazën e mbetur të kampionatit. Kur gara për një vend në "Final Four" mbetet akoma e hapur për "Të Kuqtë" e Oltijon Kërnajës, skuadra i duhet të bëjë pa David Fadairo për ndeshjet e mbetura, duke filluar prej asaj me Teutën në "Niko Dovana".
Sulmuesi pësoi një dëmtim të rëndë në dorën e majtë në minutën e 9-të të takimit, çfarë solli dhe zëvendësimin e tij me Laorent Shabanin. Kështu, lojtari i është nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale dhe pritet të kryejë fazën e rikuperimit.
Momentalisht, Partizani numëron 43 pikë në 28 javë kampionat, 4 më shumë se Dinamo e vendit të tretë që humbi ndaj Teutës në shtëpi minimalisht 1-0, skuadër me të cilën "Demat e Kuq" do të luajnë në Durrës në javën e 29-të, para pushimit ndërkombëtar.
View this post on Instagram
