Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Lewandowski nuk ia ka frikën Shqipërisë, sulmuesi e bën “fakt të kryer” kalimin në finale: Japim gjithçka për Botërorin

Shkruar nga NEWSPORT
Lewandowski nuk ia ka frikën Shqipërisë, sulmuesi e bën
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka folur për ndeshjen që Polonia e tij do të luajë me Shqipërinë një javë më pas, në duelin e vlefshmën për gjysmëfinalet e play-off.

Sulmuesi polak e sheh me rëndësi të veçantë këtë përballje, të cilën do ta trajtojnë me seriozitetin e duhur për të kapur më pas një biletë për ndeshjen finale mes fituesit Ukrainë-Suedi, dhe në rastin më të mirë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Bomberi i Barcelonës mohon dhe zërat që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një lamtumirë të tijën me kombëtaren polake, nëse skuadra e tij dështon të kualifikohet.

“Ndeshjen me Shqipërinë po e trajtoj si gjysmëfinale që duhet fituuar. Ky është qëllimi i të gjithëve në Poloni dhe do të bëjmë çmos që ta arrijmë. Nuk i qasem kësaj sfide si të ishte loja ime e fundit. Të luajmë pastaj në finale dhe të luftojmë si ekip për këtë kualifikim”, u shpreh Lewandowski.

Poll

Lexo gjithashtu