Na ndajnë edhe 8 ditë nga ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës. Takimi do të zhvillohet në Varshavë, ndërsa stadiumi “PGE Narodowy” do të jetë i mbush plotë.
Ish-qendërsulmuesi i Polonisë Roman Kosecki, ka “skanuar” këtë përballje, ndërsa në vija të “trasha”, shprehet optimist për avancimin e polakëve ndaj Shqipërisë:
“Trajnerët e klubeve kanë thënë kohët e fundit se dikush nuk duhet të thirret në ekipin kombëtar. O njerëz, kapërceni veten. Ky është ekipi kombëtar polak. Disa njerëz harrojnë se së shpejti mund të bëhen trajnerë të ekipeve kombëtare dhe i shohin gjërat krejtësisht ndryshe.
Si suedezët ashtu edhe ukrainasit janë brenda mundësive tona, por së pari duhet të merremi me Shqipërinë. Nuk mund të dorëzohemi, duhet të jemi të përgatitur për të luftuar. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë”.
