
Në prag të sfidave të kualifikueseve të Conference League, Partizani ka arritur akordin me lojtarin e tyre më të ri. Judah Garcia është lojtari më i ri i “demave të kuq”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori 24-vjeccar është pjesë e kombëtares së Trinidadit me të cilët ka luajtur 15 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola.
“Judah Garcia është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Trinidad Tobago. 24 vjeçari i bashkohet të kuqve pas eksperiencës te AEK Athina B në kampionatin grek. Garcia i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses së Trinidad Tobago ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1.”, u shpreh Partizani.