Edlir Tetova është larguar nga Egnatia. Edhe pse para disa ditësh u konfirmua diçka e tillë, por vetëm në fund të sezonit, duket se diçka e tillë nuk është pritur, duke mbyllur më herët bashkëpunimin.
Në njoftimin e klubit rrogozhinas, thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore të trajnerit Tetova. Ndër të tjera, Egnatia e falënderon teknikun për kontributin e dhënë.
NJOFTIMI:
KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trsjnerin.
Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta. KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen. Faleminderit, Tetova! Kf Egnatia…

