Edi Martini dhe Enkeleid Dobi
Enkeleid Dobi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Humbja e djeshme 0-1 në shtëpi përballë Tiranës nuk është kapërdirë lehtë nga tekniku 50-vjeçar, i cili ka dhënë dorëheqjen.
Me Teutën që tashmë “lufton” për mbijetesë, Dobi nuk ka vazhduar më bashkëpunimin me klubin durrsak. Kujtojmë që 50-vjeçari e mori drejtimin e Teutës në korrik të vitit të shkuar.
Ai e ka drejtuar ekipin në 37 ndeshje, duke marrë 9 fitore, 15 barazime dhe 13 humbje. Ndër të tjera, klubi i Teutës njofton se Bledar Hodo do të marrë në dorë “frerët” e ekipit për dy ndeshjet e mbetura.
Poll
