Erald Maksuti
Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Shqipërisë U-21, Erald Maksuti i është bashkuar ekipit të Akhmat Grozny në Premier League ruse.
Kontrata e 22-vjeçarit është nënshkruar deri në verën e vitit 2030-të, ndërsa klubi i Flamurtarit, që kishte në zotërim kartonin e bomberit, ka rënë dakord për transferimin në vlerën e 700 mijë euro, kuotë tepër e madhe.
Në edicionin 2025-2026, Maksuti shënoi 12 gola dhe asitoi në 3 raste përgjatë 34 prezencave në Superiore me Flamurtarin. Edhe pse është vetëm 22 vjeç, aftësitë e lojtarit shkodran vlerësohen tej mase, jo vetëm si sulmues “rrace”, por edhe “shtytës” në fazën ofensive.
View this post on Instagram
Poll
