Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tronditi” Dinamon 2 herë brenda 2 minutash, Tsague tani “kërcënon” Vllazninë: Besoj 100% te fitorja në ndeshjen e fundit dhe titulli  

Shkruar nga NEWSPORT
“Tronditi” Dinamon 2 herë brenda 2 minutash, Tsague tani
Blaise Tsague

Qendërsulmuesi Blaise Tsague, rezultoi vendimtar për Elbasanin kundër Dinamos, duke shënuar dopietë brenda 2 minutash në fitoren 3 – 0 ndaj Dinamos. Pas duelit, kamerunasi u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli për mediat:  

“Ne punojmë  gjithë kohës, që t’i bëjmë këto lëvizje në stërvitje. Përpiqemi gjithmonë që ne të bëjmë më të mirën. Sa ndikoi kartoni i kuq për rivalin? Jam i bindur që ne do fitonim edhe me forca të barabarta.

Kemi pasur ndeshje që kemi qënë në inferioritet numerik dhe kemi dalë fitimtar në ndeshje. Titulli? Besojmë 100% te titulli. Do japim 200% për fitoren në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë”.   

Poll

Lexo gjithashtu