Redon Xhixha
Sulmuesi i ekipit të Tiranës, Redon Xhixha ka lënë qytetin e Tiranës dhe ndodhet në Milano, aty ku po ndjek ndeshjen Milan – Cagliari, e vlefshme për javën e 38-të të Serie A.
Bomberi bardheblu nuk ka ngurruar të ndaj pamje nga stadiumi “San Siro”, ndërsa ka pozuar me fanelën e 19 herë kampionëve të Italisë.
Sulmuesi 27-vjeçar iu bashkua skuadrës së Tiranës vetëm në merkaton e dimrit dhe pati impakt të menjëhershëm, duke ndihmuar bardheblutë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, e përkthyer me 5 gola dhe 3 asiste në 15 ndeshje.
"Story" i Redon Xhixhës
Poll
