Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja 0-3 nga Elbasani, zëvendëstrajneri Glen Daja: S’e bëmë siç duhet presingun! Titulli? Ajo fitore e Egnatias na…

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja 0-3 nga Elbasani, zëvendëstrajneri Glen Daja: S’e
Glen Daja

Dinamo u mposht nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Final Four. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi në favor të verdhebluve 3-0.

Pas këtij takimi, ka folur dhe zëvendëstrajneri i kryeqytetasve, Glen Daja.

"Jashtë luftës për titull? “Patjetër që më vjen keq pavarësisht se ishim jashtë garës për titull. Me fitoren e rrogozhinës na u mbyll ajo shpresë që kishim. Çunat bënë maksimumin me një lojtar më pak, aq ishin mundësitë tona.

Emergjenca? Ndryshimet? Masat me 4–2-2-shin tuaj Limiete dhe në pankinë? Atëherë të them të drejtën është hera e parë që s’kishim qendërmbrojtës. Edhe Meksi dhe Ismajli janë mbrojtës. Mungonte Dita, mungonte Beqja. Po të ishin në gjendje të mirë do kishin startuar. Edhe Dejvi Bregu që është pikë kryesore që është dhe golashënuesi.

E nisëm me 3-5-2. Që ta kontrollonim ndeshjen dhe të mund të shënonim rastet tona. Kartoni i kuq se di a ishte a s’ishte. Lojtari im s'e kuptoi atë ndërhyrje.

Me daljen me karton të kuq kaluam në 4-4-1, që do të thoja s’po e bënim si duhet presingun, aty na rrëshkiti loja. Bëmë një pjesë të dytë të mirë.

Gudiabi, masat që merren? Si shkon kjo punë? Sepse edhe në pankinë kishim një djalë 18-vjeçar që luan mbrojtës i djathtë. Ta dija që do ndodhte kjo…Ishte hera e dytë, herën e parë ka marrë dy kartona të verdhë brenda 5 minutash. S’ke çe do reagimin më pas ndeshjes.

Egnatia? Kemi treguar që në ndeshjet e final four i kemi finale. Edhe me Egnatian, Dinamo do futet të tregojë për atë fanellë që lojtarët kanë veshur. Siç e kemi respektuar deri më tani", tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu