Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Edhe pas kartonit të kuq, nuk ishim të sigurtë që do fitonim”, Gvozdenovic i sinqertë pas triumfit: Do bëjmë maksimumin për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe pas kartonit të kuq, nuk ishim të sigurtë që do
Ivan Gvozdenovic

Elbasani mori fitore tepër të rëndësishme për titullin në Superiore. Verdheblutë mposhtën pastër 3 – 0 Dinamon, ndërsa pas takimit, foli për mediat trajneri Ivan Gvozdenovic.

“Nuk varet nga ne, por do bëjmë maksimumin. Do bëjmë gjithçka në fushë dhe më pas të lutemi nga Zoti. Në fillim ishim shumë mirë. Pastaj filloi Final Four.

Ndaj Egnatias nuk ishim aty ku duhet. Futbolli ka gjithmonë ulje-ngritje. Dinamo nuk kishte një lojtar natyral majtas. Çunat treguan mirë. Edhe ne ishim me fat.

Edhe pas kartonit të kuq, nuk ishim të sigurtë që do fitonim. Mbas golit të parë, kishim gjithçka në dorë. Kundër Vllaznisë, mund të tregojmë më shumë në fushën e blertë.

Ndaj Egnatias, plani ishte me Boye. Ndoshta mund të luanim edhe me Loukilin nga fillimi. Ndoshta mund të bëjmë diçka më shumë në fazën sulmuesi, pasi ekipi u shtri shumë”.    

Poll

Lexo gjithashtu