Në dy ndeshje të luajtura në Final Four, Vllaznia nuk ka marrë asnjë pikë, e përkthyer me dy humbje dhe 4 gola të pësuar, por asgjë nuk ka mbaruar për titullin në Superiore. Ekziston vetëm një skenar se si Vllaznia mund të fitoj kampionatin në elitën e futbollit shqiptar pas 25 vitesh.
Në ndeshjet e fundit, ekipi shkodran duelon karshi Elbasanit, kurse Dinamo me Egnatian. Përveç 3 pikëve të detyrueshme ndaj elbasanasve, Vllaznisë i nevojitet “ndihma” e Ilir Dajës dhe Dinamos.
Nëse “blutë” e kryeqytetit mposhtin me çfarëdo rezultat Egnatian kampione dhe kuqeblutë “nënshtrojnë” skuadrën e Gvozdenovic, atëherë janë kampion.
Rregullorja është e qartë, nëse ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh, marrin rëndësi thelbësore ndeshjet direkte, aty ku Vllaznia është në epërsi ndaj rrogozhinasve (2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje).
Por a do të “luftoj” Ilir Daja për “armikun” Edi Martini?! Gjatë këtij sezoni, rivaliteti mes Dajës dhe Martinit i ka kaluar të gjitha kufijtë, aty ku trajneri shkodran është përballur edhe me Disiplinën për gjestet e pahijshme.
